Site icon PORTALB

Brexit sinjal për shqiptarët e FYROM dhe jo vetëm

Elmir Sejfullai

Shqiptarët e FYROM nuk duhet të shqetësohen nga pasojat  e largimit të Britanisë së Madhe nga Unioni Europjan, përkundrazi duhet ti lexojn sinjalet e qarta që jep populli anglez sa i përket paraleles komb dhe globalizëm. Britania e Madhe që në krijimin e BE-së ishte kritikuese sa I përket mënyrës së politikbërjes brenda BE-së dhe gjatë shumë proceseve ishte opozitë e burokratëve europjan në parlamentin e BE-së. Siç dihet Britania e Madhe nuk pranoj të implementoj disa nga postulatet e BE-së siç është regjimi I shengenit dhe me të madhe kundërshtoj valutën e përbashkët EURO duke mos e përfillur, por ka ruajtur valutën tradicionale të saj. Shqetësimet kryesore të Britanisë së Madhe brenda parlamentit europjan drejtoheshin tek largimi I BE-së nga populli dhe e drejta e tij e vendosjes, ndërkaq vendimet e rrëndësishme janë marr në mënyrë burokratike dhe sipas Nigel Farage jodemokratike. Pra, me vite politika e brendshme e Britanisë së Madhe, e sidomos Anglisë ka krijuar opinion anti BE, ndërkaq është viti 2016 kur u krijuan kushte që këtë opinion ta materializojn në referendumin i cili tregoj që puna disa vjeçare e politikanëve britanez ka arritur rezultatin e duhur. Ndodhi edhe diçka interesante sa I përket vetë referendumit. Sipas rezultateve rinia britaneze ka votuar me përqindje të madhe pro BE-së, ndërkaq të moshuarit kundër. Këtu shtrohet dilema, a duhet ti besohet vrullit (ndonjëher naiv) rinor, apo përvojës (ndonjëher zbrapsëse të proceseve) të popullatës së moshuar. Gjithsesi, në Britani të Madhe fitoj përvoja.

Megjithatë. Çfar duhet të mësojm ne Shqiptarët e FYROM -it nga referendumi britanez dhe largimi i tyre nga BE-ja?! Është e thjesht, interesat kombëtare janë mbi të gjitha dhe këtë nuk e kanë haruar as popujt me tradita dhjetra vjeçare të globalizmit dhe bashkimit. Insistimi I partive shqiptare për anëtarsimin në EU, duke I lënë të pazgjidhura problemet e shqiptarëve brenda FYROM-it, sa do që është dashamirës dhe pro-perendimor, është edhe naiv dhe kërcim I pafalshëm politik nga problemet reale në shpresë se brenda BE-së do të mundemi ti zgjedhim të njejtat. Shtuar këtu edhe insitimin e vazhdueshëm të partive maqedonase që të lënë anash proceset integruese për ta vazhduar luftën politike me Greqinë rreth emrit, gjë e cila gjithashtu ka të bëjë me kombin dhe nacionalizmin. Pra, pse duhet shqiptarët në FYROM të lënë anash kushtet kombëtare?! Askush nuk na ka ndaluar që përkrah plotësimit të kushteve për integrim në BE, të jemi këmbëngulës rreth kushteve tona ndaj FYROM-asve sa i përket barabartsisë në këtë vend. Britanezët këto ditë na e dhan sinjalin se vetëm të plotësuar dhe të formuar si komb brenda vendit ku jetojm mundemi të jemi konkurues në Europ, e asesi si qytetar të rendit të dytë.

A ka ardhur koha që partitë politike shqiptare më shumë të këmbëngulin tek kushtet e veta përball FYROM-asve, sesa te integrimet në UE?! A ka ardhur koha që partitë në Kosovë të fillojnë vetvetiu të përmirësojn sistemin e drejtësisë, ekonominë etj., para se të kërkojn pjesëmarrje në BE. A ka ardhur koha që edhe shteti shqiptar të ndalet dhe të flas me vete dhe të thot “Prit. Të vendosim drejtësinë në vend. Të largojm krimin. Të ndihmojm ekonominë. Të ndërtojm infrastruktur. I bëmë këto?! E tash na prit europë se vijm të plotësuar dhe të barabart”. Pra, shqiptarët nuk duhet të hynë në Europë nga dera e vogël, sepse ne nuk jemi popull pa histori dhe pa identitet. Por, ne duhet t’iu dëshmojm europjanëve të deritanishëm se shqiptarët e kanë vonuar procesin e eurointegrimeve jo plotësisht për faj të vetin, por do e përmirësojm këtë vetë dhe do vijm për të treguar se edhe ju në BE keni mungesë të një populli me virtyte të larta, pra të Kombit Shqiptar.

Elmir Sejfullai, zëdhënës i LR-PDSH

Exit mobile version