Xherdan Shaqiri shënoi padyshim një nga golat më të bukur të historisë së kampionatit europian, dhe ai është i vetëdijshëm për këtë fakt.
Kur u pyet për ‘golin më të mirë’ të karrierës së tij nga Mirror, Shaqiri tha: “Duket se nuk më njihni shumë mirë. Unë gjithmonë shënoj gola të bukura!”.
“Ky gol e shtyu më shumë ekipin, kështu që ishte një gol i rëndësishëm për mua. Ishte i bukur. Por në fund jam i zhgënjyer”, shtoi ai.
“Si gjithmonë, jam krenar që kam shënuar për vendin tim dhe skuadrën time”, tha Shaqiri. / shqiperiaime.al