Site icon PORTALB

Reforma në Drejtësi, PD nuk tërhiqet nga kushtet

Opozita nuk sheh asnjë rrugë tjetër për të miratuar Reformën në Drejtësi nëse mazhoranca nuk pranon rekomandimin 88 të Venecias, për vendet e rezervuara.

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bllokimi që mazhoranca po i bën Reformës, lë të hapur opsionin që paketa e ndryshimeve kushtetuese, të shtyhet për mandatin e ardhshëm, transmeton Tv Klan.

Deklarata e kreut të Partisë Demokratike u bë gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Republikane, ku Basha nuk përjashtoi skenarin e zgjedhjeve të parakohshme.

Më herët, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se opozita duhet ta vendosë Reformën Zgjedhore në krye të prioriteteve të saj.

Shembulli i Ligjit të Dekriminalizimit, miratimi i të cilit, sipas opozitës, erdhi prej imponimit të saj ndaj mazhorancës, duhet të ndiqet edhe për Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.

Exit mobile version