Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se nuk do të ndryshojë pozita e Britanisë së Madhe në Aleancën Veri-Atlantike pas vendimit për dalje nga Bashkimi Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).
“Pozicioni i Britanisë në NATO nuk do të ndryshojë. Britania do të vazhdojë të mbetet aleat i fuqishëm dhe i denjë i NATO-s dhe të luajë rolin kryesues në aleancën tonë”, tha Stoltenberg.
Në deklaratën pas vendimit në Britani për dalje nga BE-ja që u soll përmes referendumit, Stoltenberg vlerësoi se “Populli britanik mori vendim për t’u larguar nga BE-ja. Ndërsa ky vendim hap kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së, por pozicioni i saj në NATO nuk do të ndryshojë. Britania do të vazhdojë të mbetet aleat i fuqishëm dhe i denjë i NATO-s dhe të luajë rolin kryesues në aleancën tonë”.
Stoltenberg gjithashtu potencoi se tani më shumë se kurrë, është e nevojshme te ketë platformë bashkëpunimi brenda aleatëve evropianë të NATO-s dhe mes Evropës dhe Amerikës së Veriut duke shtuar se NATO-ja e bashkuar dhe e vendosur vazhdon të jetë elementi kryesor i stabilitetit në botën e trazuar dhe të japë kontribute të rëndësishme në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Sipas tij, marrëdhëniet e NATO-s me BE-në do të vazhdojnë, ndërsa këto marrëdhënie do të forcohen tutje në Samitin që do të mbahet në Varshavë në muajin korrik.