Site icon PORTALB

Qëllohet me gurë një tren në Vizbeg

Tren

Foto ilustruese

Një tren me pasagjerë i cili ka udhëtuar në relacionin Shkup-Kërçovë është qëlluar me gurë.

Persona të panjohur sot në orën 03:30 kanë qëlluar me gurë në drejtim të trenit të udhtarëve midis stacionit hekurudhor Shkup Veri dhe stacionit hekurudhor Gjorçe Petrov, më saktë tek mbikalimi në venbanimin Vizbeg.

Siç njoftoi MPB Shkup, gjatë gjuajtes me gurë është thyer një prej xhamit të dritares nga një vagon, ndërsa nuk ka pasagjerë të lënduar. Merren masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version