Site icon PORTALB

Anketë: Ja cilat fakultete janë më të popullarizuara në Maqedoni

Studentët në Kirili dhe Metodi

Universiteti Shen Kirili dhe Metodi, Shkup

Regjistrimet për në fakultet të vitit 2016/2017do të bëhen për me pakë se dy muaj. Universitetet i paraqesin konkurset për regjistrim, ndërsa maturantët përgatitën për regjistrim.

Anketën të cilën e ka realizuar “Fakulteti.mk”, për student të ardhshëm, një pjesë e madhe e maturantëve planifikojnë të studiojnë mjekësi dhe teknologji informatike. Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i informatikës janë fakultetet me të popullarizuar sipas anketës që ne zhvilluam pak më herët, njofton Portalb.

10 Fakultetet më të popullarizuar për regjistrim të maturantëve janë :

  1. Fakulteti i Mjekësisë (13%)
  2. Fakulteti i Informatikës (13%)
  3. Fakulteti Juridik (11%)
  4. Fakulteti Filozofik (9%)
  5. Fakulteti Ekonomik (7%)
  6. Fakulteti i Elektroteknikës dhe teknologjisë informative (7%)
  7. Fakulteti filologjik (6%)
  8. Fakulteti i shkencave Matematiko – Natyrore (5%)
  9. Fakulteti i Arkitekturës (5%)
  10. Fakulteti i Makinerisë (5%)

Ku kërkohen më shumë studentë?

Kur bëhet fjalë për vende të reja për studentë, në Universiteti Shën Kirili dhe Metodi, ka vende të lira për 10.535 vende për vitin 2016/2017. Më shumë vende ka në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore, në Fakultetin e Informatikës, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Makinerisë, transmeton Portalb.

10 fakultetet te të cilët ka më shumë vende të lira për regjistrim për vitin 2016/2017

  1. Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore (11%)
  2. Fakulteti i Informatikës(9%)
  3. Ekonomisë(8%)
  4. Makinerisë (8%)
  5. Fakulteti i Bujqësisë (8%)
  6. Fakulteti i Filologjisë (8%)
  7. Fakulteti i Mjekësisë (7%)
  8. Filozofik (8%)
  9. Fakulteti i Elektroteknikës dhe teknologjisë informative (6%)
  10. Fakulteti Metalurgjik dhe Teknik (4%)

 Pse duan të studiojnë?

57% nga studentët e ardhshëm do të studiojnë për t’u pajisur me më shumë njohuri në fushat që i interesojnë. Megjithatë, të paktën e 43% do të studiojnë se me diplomë më lehte mund të gjendet punë.

Plot 27% studentëve do të studiojnë për shkak se diploma do të ju ofrojë më shumë mundësi jashtë vendit. 12% do të studiojnë sepse familja atë e pret nga ata, 6% sepse nuk duan të punësohen menjëherë, ndërsa 11% nuk dinë se çfarë do të kishin bërë pas shkollimit të mesëm, përcjellë Portalb.

Exit mobile version