Ministri për Punë dhe Politikë Sociale Dime Spasov, ai i shëndetësisë Nikolla Todorov dhe Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski e kanë vizituar fëmijën e parë të lindur në Qendrën Klinik për akusheri dhe gjinekologji pranë Qendrës Klinike Universitare.
Fëmija i parë mashkull quhet Ivan dhe është fëmija i dytë në familjen Çollakova.
Qyteti i Shkupit tradicionalisht ndanë një librezë kursimi me 20 mijë denarë dhuratë dhe dhurata të tjera.
Dhurata ka ndarë edhe Ministri i punës dhe politikës sociale.