Sipas rezultatit preziminar britanikët kanë votuar që Britania te mbetet në BE. Udhëheqësi i Partisë së Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Farage, ka pranuar humbjen pak sekonda pas mbylljes së vendvotimeve në referendumin e rëndësishëm të zhvilluar në Britani për qëndrim apo largim nga Bashkimi Evropian – duke thënë se beson se beteja është fituar nga përkrahësit e qëndrimit në bllokun evropian.
Sipas “SkyNews”, rezultatet e para thonë se 52 për qind e të anketuarve kanë thënë se kanë votuar për të mbajtur Britaninë në BE, ndërsa 48 për qind për largim.
Zyratisht edhe nuk dihet deri në rezultatet perfundimtare.