Site icon PORTALB

Lista e Zgjedhësve: Do të verifikohen edhe njëherë 176 mijë qytetarë të Maqedonisë

KSHZ

KSHZ

Do të veri‐kohen edhe njëherë 176 mijë qytetarë të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit. Ky ishte vendimi i grupit të punës për listën zgjedhore të iniciuar nga KSHZ-ja. Grupi i përbërë nga anëtarë të KSHZ-së, përfaqësues të katër partive politike, përfaqësues të delegacionit evropian, të OSBE/ODIHR, të IFES dhe institucioneve shtetërore, përveç qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, vendosi që të veri‐kohen edhe rreth 42 mijë emra për të cilët LSDM-ja pretendon se nuk duhet të jenë në listën e zgjedhësve, transmeton Alsat-M.

“Sollëm konkluzion të përbashkët që për 176 mijë qytetarë të cilët mendohet se janë jashtë vendit por nuk ka evidencë ministria e Punëve të Brendshme për këto qytetarë, t’i verifikojmë, në aspekt administrativ t’i detektojmë ato. Dhe njëkohësisht për një propozim që erdhi nga LSDM-ja, për 42 mijë votues, KSHZ-ja mori për obligim t’i detektojë me emër dhe mbiemër dhe pastaj të bëjmë edhe një verifikim administrativ”, tha Subhi Jakupi, anëtar i
KSHZ-së.

Përfaqësuesi nga radhët e LSDM-së, Damjan Mançevski, tha se pretendimi i partisë së tij
është që të fshihen nga lista vetëm ato votues që nuk kanë të drejtë ligjore për të qenë në
listë.

Exit mobile version