Site icon PORTALB

Vëlla e motër humbin jetën në një gropë në Kolovicë të Prishtinës

Vëlla e motër humbin jetën në një gropë në Kolovicë të Prishtinës

Në Kolovicë të Prishtinës dy fëmijë, një 11-vjeçar dhe 13-vjeçare, vëlla e motër, kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një gropë me ujë.

Rastin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësja policore, Flora Ahmeti, transmeton Koha.net.

“Rreth orës 14:00 policia e ka marrë një informatë se dy fëmijë kanë rënë në një pusetë në lagjen Kolovicë. Pas pak minutash policia ka arritur në vend të ngjarjes dhe i ka nxjerrë nga një gropë me ujë trupat e pa jetë. Vdekjen e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për Koha.net.

Ajo më tej ka thënë se policia është duke zhvilluar hetimet dhe se nuk mund të japë më shumë detaje.

 

Exit mobile version