Site icon PORTALB

Vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë

Protesta në Francë

Protesta në Francë

Në shenjë kundërshtimi ndaj projekt-ligjit të ri të punës të cilin qeveria e Francës synon ta miratojë, pas thirrjes së sindikatave, sot në tërë vendin do të organizohen greva dhe protesta, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit që do të nisen nga Sheshi Bastille në Paris në orën 14:00 sipas kohës lokale, kanë filluar të mblidhen që nga orët e mëngjesit. Protestuesit që janë mbledhur në shesh, pas xhiros rreth limanit Arsenal, përsëri do të kthehen në pikën e fillimit.

Minisria e Punëve të Brendshme ka vënë në detyrë dy mijë policë për sigurinë gjatë protestave. Në kuadër të masave të sigurisë, rrugiët dhe rrugicat që çojnë drejt sheshit janë mbyllur, ndërsa gjithashtu janë hequr edhe parmakët rreth pemëve që ndodhen përgjatë itinerarit të protestuesve. Nga ana tjetër, ka ndalesë për protestim për 100 persona të cilët janë përfshirë në incidente dhune.

Forcat e sigurisë kanë filluar t’i kontrollojnë personat që kalojnë në dyqanet e stacionit të metrosë dhe rrugët që çojnë në shesh. Ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve, në deklaratën e tij me shkrim, u bëri thirrje protestuesve që të sillen përgjegjshëm gjatë protestave, në mënyrë që të mos ndodhin incidente të dhunshme.

Edhe në qytetet Marsej, Rennes dhe Kanë, punëtorët pjesëtarë të sindikatave të cilat kanë dalë kundër projekt-ligjit kanë filluar të tubohen.

Pritet që protestat që do të organizohen në tërë vendin të ndikojnë në jetën e përditshme. Për shkak të grevave, posaçërisht parashihet jofunksionim në transportin me autobusë në qytetet Dijon, Marsej, Nice dhe Reims, për shkak të grevave.

Në disa shkolla në qytetet Nantes, Quimper dhe Rennes arsimtarët dhe punëtorët e menseve gjithashtu kanë hyrë në grevë kundër projekt-ligjit të punës.

Ndryshe, në qoftë se projekt-ligji miratohet, orari maksimal i punës në ditë do të rritet nga 10 në 12 orë, punëtorët që duan të bëjnë ndryshime në kontratat e tyre mund të pushohen nga puna, do të zvogëlohet koha prej 24 orësh në javë për punëtorët me gjysmë orari, ndërkohë që pagesa për punën jashtë orarit do të reduktohet.

Sindikatat dhe organizatat e punëtorëve paralajmërojnë se nuk do ta bëjnë asnjë hap prapa nëse qeveria nuk e tërheq projekt-ligjin.

Exit mobile version