Site icon PORTALB

Messi: Ka ardhur koha ime

Lionel Messi

Lionel Messi

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka deklaruar se ai është lodhur nga lëndimi dhe se shpreson që të mos ndikohet prej tyre në vitin 2014.

Argjentinasi është në fazën finale të rikuperimit të tij pasi vuajti nga një lëndim në kofshë në nëntor dhe pritet që të ribashkohet me ekipin në Kataloni për stërvitje qysh prej nesër.

“Ka shumë gjëra që janë të rëndësishme personalisht. Por, në aspektin sportiv viti 2014 shpresoj se do të jetë një vit pa lëndime”.

“Synimi është që të përgatitemi fizikisht dhe ideja është që të kemi disa sesione stërvitore me ekipin para se të futem në fushë”.

“Pasi të festoj vitin e ri me familjen, unë do të shkoj në Barcelonë të mërkurën (sot) dhe do të tregoj se ka ardhur koha që unë të kthehem”, ka potencuar Messi.

Exit mobile version