Site icon PORTALB

Tryezë e rrumbullakët mes përfaqësuesve të kompanive, sektorëve të ndryshme ekonomike dhe bankare

Nën organizimin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, u mbajt tryezë e rrumbullakët mes përfaqësuesve të kompanive dhe sektorit bankar të cilët punojnë në Republikën e Maqedonisë, përkushtuar mbështetjes kreditore nga ana e bankave për kompanitë nga sektorët e ndryshme ekonomike, njofton Portalb.

Përfaqësuesit e kompanive e theksuan nevojën e patjetërsueshme për mjete financiare me të cilën do ta përmirësonin vet likuidimit në punë. Nga ana e bankave është theksuar se kanë mjaft mjete financiare për kreditimin si të popullsisë por edhe të ekonomisë, kanë sjellë linja plotësuese kreditore nga mjetet e tyre për veprimtari të caktuar ekonomike (bujqësi, prodhimtari dhe transport) ku normat e interesit lëvizin 5 deri në 6%.

Gjithashtu theksuan se edhe pas vendimit të fundit të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, bankat komerciale për momentin sjellin vendime për zmadhimin e kamatave në kreditet dhe se ka hapësirë për mundësi për financim të ekonomisë me norma të favorshme të interesit. /Portalb

Exit mobile version