Site icon PORTALB

Kosovë, rrezikohen punëtorët e Pallatit të Drejtësisë (FOTO)

Bie një pllakë e tavanit

Një pllakë e tavanit ka rënë sot në një zyrë të Pallatit të Drejtësisë.

Pllaka është thërrmuar në tërësi në dysheme, në një zyrë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Nga kjo rënie e pllakës nuk ka të lënduar.

Bie një pllakë e tavanit

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi nuk deshi ta komentojë rënien e kësaj pllake.

KALLXO.com ju sjell fotografi të pllakës së rënë në dysheme dhe dëmeve që ajo shkaktoi.

Exit mobile version