Ja cilët persona nga Maqedonia janë në “listën e zezë” amerikane

Nuk ka shtetas të ri të Maqedonisë në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara. Por njëkohësisht në listë mbeten njëmbëdhjetë emrat e njëjtë edhe gjatë përditësimit të fundit. Kështu, për departamentin e kontrollit të pronave të huaja në Ministrinë e Financave në ShBA ende janë kontestues, njofton Alsat M.

Emrat e shtetasve nga Maqedonia në “Listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara:

1. Xhevat Ademi

2. Ljube Boshkovski

3. Nuri Bexheti

4. Nevzat Halili

5 . Xhavit Hasani

6. Kastriot Haxhirexha

7. Xhemail Husenini

8. Daut Rexhepi

9. Xhezair Shaqiri

10. Menduh Thaçi

11. Gafur Adili

Lista, sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit është përditësuar dje. Kjo nuk vlen vetëm për Maqedoninë, por për të gjitha vendet e Ballkanit. Në një njoftim për shtyp të nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve thuhet se personat në listë paraqesin kërcënim për sigurinë dhe politikën ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Sanksionet për personat që janë në “listën e zezë” nënkuptojnë ndalim të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amemrikës dhe ngrirje të pasurisë të atyre individëve ose organizatave në bankat amerikane. Qytetarët dhe kompanitë nga SHBA-ja e kanë të ndaluar të kenë kontakte biznesi me persona apo organizata nga “lista e zezë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button