Ja si do të rritet bashkëpunimi rajonal i Ballkanit Perëndimor

Zyrë për bashkëpunim rajonal në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me seli në Tiranë- Shqipëri, është projekt që do të nënshkruhet më 4 korrik nga vendet pjesëmarrëse në Samitin e Parisit, raporton Portalb.

Projekti për funksionimin e kësaj zyre sot është shpalosur para opinionit në Maqedoni. Në prezantimin e projektit ka marrë pjesë edhe ambasadorja franceze në vend Lorens Oer.

“Të rinjtë duhet ta tregojnë qëndrimin e tyre nëpërmes zyrës. Nuk është qëllimi vetëm teoretikisht, por realizimin e veprave konkrete. Jemi të interesuar për perspektivën europiane të vendit. Bëhet fjalë për hapësirë rajonale për bashkëpunim. Faktori njëri ashtu edhe faktori ekonomik janë shtylla të rëndësishme për eurointegrime”, tha mes tjerash ambasadorja Oer.

Ambasadori për organizimin e Samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor Antoan Grasin foli gjithashtu për rëndësinë e kësaj zyre dhe Samitin e Parisit.

“Mobilizimi i të rinjve nëpërmes aktivizmit qytetar, lirisë së shprehjes, arsimimit, … është i nevojshëm. Kjo Konferencë është e rëndësishme sepse do të bashkojë të rinjtë në një vend. RYCO do të krijojë itinerar që zyra të funksionojë sa më mirë.

Iniciativën për hapjen e një zyre të këtill e ka përshëndetur edhe Marjan Spaseski nga Agjencia për të rinj dhe sport.

“Kjo zyrë do të mundësojë ta forcojë lidershipin dhe aktivizmin në mesin e të rinjve. Zyra do të rritë bashkëpunimin në mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zyra do t’i tregojë aspiratat e vendeve për të qenë pjesë e BE-së”, theksoi Spaseski.

Bujar Luma nga OJQ LOJA, Martin Milloshevski nga Këshilli Nacional Rinor dhe Tomisllav Gajtanoski nga Asociasioni SEGA, kanë përshëndetur nismën dhe kanë shprehur optimizëm për funksionimin e kësaj zyre.

Zyra për bashkëpunim rajonal në mes të rinjve ka për qëllim promovimin e shpirtit bashkëpunues në mes të rinjve në rajon./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button