Site icon PORTALB

Ceremonia përmbyllëse e projektit “Mbështetje për Sekretariatin për Çështje Evropiane’’

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi bashkë me ambasadoren gjermane SH.S. Kristine Althauzer morën pjesë në ceremoninë përfundimit të projektit të suksesshëm të implementuar “Mbështetje për Sekretariatin për Çështje Evropiane’’ nga ana e shoqërisë Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Në fjalimin e tij zëvendëskryeministri Ademi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe mbështetjes nga ana e qeverisë së Gjermanisë në implementimin e reformave të nevojshme për vazhdimin e rrugës euro–atlantike, i cili mbetet qëllimi ynë strategjik.

Ky projekt zgjati tre vite dhe gjatë implementimit të tij u realizuan më shume se 40 aktivitete, në të cilat mes punëtorive, trajnimeve dhe prezantimeve morën pjesë rreth 1600 veta, ndërkaq u publikuan sërë studime dhe publikime për nevojat e Sekretariatit dhe institucioneve tjera shtetërore.

Exit mobile version