Site icon PORTALB

Jordania i shpallë zona të mbyllura kufijtë me Irakun dhe Sirinë

Jordan

​Jordania i ka shpallur zona të mbyllura ushtarake kufijtë me Irakun dhe Sirinë.

Jordania i ka deklaruar kufijtë me Irakun dhe Sirinë, si zona të mbyllura ushtarake pas sulmit vetëvrasës me bombë i cili të martën ka lënë të vrarë 6 ushtarë.

Nuk është ende e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi, i cili ishte nisur nga territori sirian në drejtim të një kampi refugjatësh, ka shkruar BBC.

Qeveria jordaneze ka thënë se nuk do ndërtohen më kampe të reja refugjatësh.

Ndërkaq, dhjetëra njerëz kanë marrë pjesë në marshin paqësor në të cilin janë ndezur qirinj në kujtim të viktimave në kryeqytetin jordanez, Aman. /21Media

Exit mobile version