Lajm i demantuar brenda ditës

[Recension: Sot prokurorja Fetai do të tregon se cilët politikan shqiptar dhe maqedonas duhet të arrestohen]

Teksti që po e recensojmë është kryekëput spekulues dhe sensacionalist. Duke e pasur parasysh jehonën e madhe të punës së Prokurorisë Speciale Publike, përmbajtja njofton se prokuroria “sot do të ketë pres-konferencë”, por pa potencuar fillimisht se prej nga është informacioni. Sepse, nga praktika e deritanishme, PSP nëpërmjet e-mailit ka njoftuar gazetarët për pres-konferenca të mundshme.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: “Sot prokurorja Fetai do të tregon se cilët politikan shqiptar dhe maqedonas duhet të arrestohen

Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016

Data e recensionit: 09.06.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Bazuar në burime anonime, teksti shkon “përtej lajmit” dhe njofton se me çfarë aktakuze do të dalë prokurorja speciale Fatime Fetai. Nuk është që gazetari s’ka të drejtë të thirret në burime anonime, por te shembulli konkret, brenda ditës është demantuar lajmi. Prokuroria as që doli në pres-konferencë, e as opinioni nuk u njoftua për “tre politikanët e inkriminuar”. Mbeti vetëm produkti spekulues që zuri vend në tekstet që manipulojnë me opinionin.

Prokuroria Speciale në Maqedoni ka paralajmëruar pres-konferencë të jashtëzakonshme sot në ora 11:00. Prokurorja Speciale, Katica Janeva e shoqëruar nga prokurorja Fatime Fetai, do të shpalosin aktakuzën dhe hetimet më të reja që i ka kryer kjo prokurori ndaj tre politikaneve nga Maqedoni.

Teksti është shembull se pse lajmi duhet të ketë së paku dy burime dhe pse duhet të verifikohet i njëjti. Nisur nga burimi jozyrtar, gazetari ka mundur fare lehtë të kontaktojë PSP-në për ta vërtetuar informacionin rreth mbajtjes së pres-konferencës. Një qasje e këtillë nuk do ta bënte lajmin spekulues, por i njëjti do të fitonte në saktësi. Opinionit i interesojnë lajme të plota, objektive dhe të sakta.

Interesi publik në gazetari mëson se: “Gazetarët nuk guxojnë me qëllim të çorientojnë opinionin. Nuk guxojnë që t’i ndryshojnë faktet dhe të prezantojnë material të imagjinuara si të vërteta. Shpejtësia nuk guxon të jetë më e rëndësishme se sa saktësia dhe preciziteti.”

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button