Site icon PORTALB

Beckham mbështet qëndrimin e Britanisë në Bashkimin Evropian

David Beckham

Ish-futbollisti anglez David Beckham, publikisht ka shprehur mbështetjen ndaj fushatës për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Beckham në mesazhin e tij Evropën e përshkruan si një ekip i cili duhet të luajë së bashku për të arritur sukses.

“Karrierën time më të mirë si lojtarë e kam kaluar në klubin e fëmijërisë Manchester United. Jam rritur në grupin e lojtarëve të ri britanikë në mesin e të cilëve janë Ryan Giggs, Paul Scholes, Nicky Butt dhe vëllezërit Phil dhe Gary Neville. Përveç neve, ishte edhe grupi tjetër me përvojë siç janë Gary Pallister, Steve Bruce dhe Paul Ince. Tani ai ekip mund të fitonte trofe, por u bëmë shumë më të mirë dhe më të suksesshëm për shkak të portierit danez Peter Schmeichel, rolin e liderit të irlandezit Roy Kean dhe shkathtësitë e francezit Erica Cantone”, shprehet ai.

Ndër të tjera në mesazhin e tij të publikuar nga mediat. Beckham shkruan: “Kam pasur privilegjin të luaj dhe jetojë në Madrid, Milan dhe Paris me bashkëlojtarët nga mbarë Evropa dhe bota. Këto qytete të mëdha evropiane dhe tifozët e tyre të pasionuar ma përshëndetën familjen dhe mua dhe na dhanë mundësinë që të kënaqemi në unitetin dhe kulturat inspiruese dhe njerëzit. Për këto arsye votën time e jap për të qëndruar në Bashkimin Evropian”.

Referendumi, në të cilin qytetarët e Britanisë së Madhe do të vendosin nëse vendi i tyre do të braktisë apo të qëndrojë në Bashkimin Evropian, do të mbahet më 23 qershor.

Exit mobile version