Site icon PORTALB

Fjolla publikon fotografi pas aksidentit dhe i falënderon ata që u shqetësuan për të (Foto)

Fjolla Morina

Pas trajtimit disaditor në spitalin e Shkupit, Fjolla Morina tani është kthyer në shtëpi ku po e merr veten pas aksidentit të rëndë të pak ditëve më parë.

E deri mbrëmë, nuk janë ditur lëndimet që ka pësuar këngëtarja që në orët e mbrëmjes ka postuar një fotografi.

Aty shihet dora e djathtë e thyer dhe fraktura tjera trupore teksa Prive mëson se Fjolla ka dëmtime edhe në këmbë.

Megjithatë, tani kur fatmirësisht rreziku për jetë ka kaluar, këngëtarja e njohur po e merr veten mjaft mirë, teksa nuk ka harruar as t’i falënderojë shumë persona që i kanë shkruar duke i uruar shërim sa më të shpejtë.

Exit mobile version