Site icon PORTALB

Australia kërkon siguri nga Brazili në Olimpiadën e Rios

Brazil

Shefja e delegacionit olimpik të ekipit të Australisë Kitty Chiller u bëri thirrje autoriteteve braziliane që të rrisin masat e sigurisë. Kjo kërkesë vjen pas grabitjes me armë gjatë stërvitjes të sportistes Liesl Tesch, raporton Anadolu Agency (AA).

Chiller në letrën dërguar kryetarit të Komunës së Rio de Janeiros, Eduardo Paes dhe Komitetit të Organizimit të Olimpiadës së Rios 2016 thekson se sportistët duhet të sigurohen para se të ndodhë ndonjë plagosje.

“Kjo nuk është ngjarja e vetme. Sportistët në stërvitje i janë ekspozuar grabitjes me armë. Duam të jemi të sigurtë për sigurinë e atletëve tanë. Policia dhe ushtarët duhet të dalin prej tani në Rio dhe të ofrojnë siguri”, tha Chiller duke e vlerësuar si të tmerrshme atë që ka ndodhur.

Ajo tha se sportistja paralimpike Liesl Tesch dhe fizioterapistja Sarah Ross janë frikësuar shumë nga kjo ngjarje por gjendja e tyre psikologjike është e mirë.

“Pas grabitjes, përreth kishte shumë njerëz por askush nuk shkoi në ndihmë. Në Rio do të jemi me sportistë. Ky është një problem lokal dhe zyrtarët duhet të marrin masa sigurie jo gjatë kohës së lojërave por prej tani. Duam siguri në lidhje me këtë”, tha Chiller.

Exit mobile version