Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë është paralajmëruar vazhdimi i debatit për Propozimin për ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov, të parashtruar nga deputetët e opozitës. Në debat në kuadër të seancës së 105të, e cila zgjat më shumë se pesë ditë, deputetët do të debatojnë për përgjegjësinë e Ivanovit për vendimin për abolim dhe për tërheqjen e mëvonshme. Në debatin e deritanishëm, deputetët nga VMRODPMNEja vlerësuan se iniciativa e opozitës është e pabazë, ndërsa ata nga LSDMja dhe BDIja mendojnë se presidenti duhet të bartë përgjegjësi për faljen dhe duhet të revokohet.
Dita e pestë e debatit në Kuvend për impiçment të Ivanovit
![Kuvendi i Maqedonisë](https://i2.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2016/04/1480590_10209285313352544_7144401488820452580_n.jpg?fit=640%2C480&ssl=1)
Kuvendi i Maqedonisë