Site icon PORTALB

Skepticizmi është pjesë përbërëse e gazetarisë

[Recension: Biçikleta që shkon vetë e fascinoi botën]

Çka flet për profesionalizmin dhe për përkushtimin kur një medie do të publikojë shaka të një prillit më 9 qershor edhe atë si të vërtetë?

Në oqeanin e medieve dhe informatave që ekzistojnë sot, gazetari duhet jetë mjaft i shkathtë që të mos e gëlltisë karremin që ka pamje të bukur, të larme, me erë të mirë që premton shumë klikime.

Ndonjëherë për t’i shmangur karremit të tillë nevojitet pak më shumë dije, shkathtësi, profesionalizëm dhe – kurreshtje dhe skepticizëm. Këto dy karakteristika sot më së shumti u mungojnë profesionistëve mediatikë dhe medieve të tyre.

Shakaja korporative e 1 prillit e kompanisë Google për biçikletën që shkon vetë me autopilot është aq e mirë sa që me të vërtetë e ka arritur qëllimin e saj. Të bëjë shaka me 1 prill. Edhe atë vetëm atë ditë, dhe në këtë mënyrë të bëjë reklamë globale që vetëm mund të ëndërrohet.

Dhe, me të vërtetë, pas kësaj kishte reagime se shakaja nuk ka qenë e mirë, se e ka kaluar vijën e kuqe “të gënjeshtrës” në marrëdhëniet me publikun. Mirëpo në industrinë e marrëdhënieve me publikun ky është rrezik i llogaritur, në qoftë se “fitimi” nga kjo shaka është më i madh se sa dëmi.  

Linku deri te artikulli origjinal: Biçikleta që shkon vetë e fascinoi botën

Data dhe koha e publikimit: 09.06.2016, 09:53

Data e recensionit: 20.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

KARREM “I GËLLTITUR”

Kështu funksionon bota e marrëdhënieve korporative me publikun. Ajo e merr parasysh pragun e ulët të njohurive dhe të dyshimit të grupeve të synuara. Mirëpo, gazetarët dhe mediet nuk bëjnë pjesë në ato grupet të synuara. Siç thamë, ata duhet t’i karakterizojë dyshimi, skepticizmi dhe para së gjithash, kureshtja. Kureshtja shkon dorë për dore me jopërtacinë. Gazetari përtac, pa kureshtje, nuk e verifikon një lajm dhe e gëllit karremin.

E vetëm kërkimi i thjeshtë në Google (Tani e keni të qartë se për çka bëhet fjalë!!!), ua jep përgjigjen: Se bëhet fjalë për shaka të 1 prillit. Ose sikur ta kishin parë videon deri në fund. Në telopin e fundit të videso shkruan “Është në dispozicion vetëm më 1 prill”.

Përveç kësaj, përmbajtja e kësaj informate është marrë nga kanali në Youtube me emrin “Funny Videos & Popular Videos”. Edhe kjo do të mjaftonte për një gazetar që të jetë i kujdesshëm.

Si do që të jetë, lexuesi ynë që e propozoi këtë përmbajtje kishte shumë të drejtë kur e bëri këtë. Duhet t’i dallojmë shakatë mediatike dhe karremet e PR-it.

Gazetari duhet të jetë kritik gjatë zgjedhjes së burimit dhe të verifikojë se a janë të sakta informatat e siguruara. Praktikë e mirë është të insistohet që gjatë përzgjedhjes së burimeve ato të jenë të llojllojshme dhe relevante.

Përndryshe, këtë shaka të 1 prillit e “gëlltitën” disa medie në Maqedoni. Mirëpo, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në botë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version