Site icon PORTALB

Pishev: Kur PSP do të ndërrmarre masa për çmimet e transportit në Strumicë

Vasil Pishev, deputet

­ Deputeti Vasil Pishev sot në konferencë për shtyp theksoi se tashmë dy ditë nuk ka përgjigje për, siç tha, skandalin me transportin e nxënësve në Strumicë, transmeton MIA.

“Hapur dhe publikisht pyesim si është mundur që diçka që komuna a Manastirit e paguan me një çmim, të njëjtën komuna e Strumicës ta paguajë me çmimë dyfish apo trefish më të lartë. Pse Taleski është cak i vëmendjes politike të LSDM­së, ndërsa për Zaevin nuk vlejnë ligjet. Ku përfundojnë këto para, pse vidhen qytetarët. Dhe në fund të jo nëse, por kur do të jetë aksioni i Prokurorisë Special Publike”, pyeti Pishev.

Sipas tij, për destinacion të njëjtë me kilometrazh të njëjtë komuna e Strumicës paguan 103 denarë për nxënës të Strumica Ekspresit, ndërsa 20 për qind më shumë firmës Triterol, gjegjësisht 126 denarë.

Exit mobile version