Site icon PORTALB

‘Jam përpjekur të rifitoj besimin tek ai, por nuk mundem’.Ndahet këngëtarja e njohur

Iggy Azalea

Iggy Azalea

Lidhja mes këngëtares së njohur Iggy Azalea dhe basketbollistit Nick Young ka përfunduar. Kjo është bërë e ditur nga vetë reperja, e cila pas skandalit të tradhtisë që u bë publik pak muaj më parë, nuk mundi të rifitonte sërish besimin te i fejuari i saj.

“Fatkeqësisht, ndonëse e dua Nick-un dhe jam përpjekur e ripërpjekur të rifitoj besimin tek ai, është bërë e dukshme javët e fundit që nuk mundem. Sinqerisht i uroj Nick-ut më të mirat. Nuk është e lehtë të ndahesh nga udha me personin me të cilin ke planifikuar gjithë të ardhmen tënde, por e ardhmja mund të rishkruhet dhe që nga sot e imja është në faqe të bardhë”.

Nga ana e tij edhe basketbollisti e ka konfirmuar ndarjen duke shkruar në profilin e tij të Twitter-it “Beqar”.

Exit mobile version