Site icon PORTALB

Maqedoni, katër rajone nesër në fazën e portokalltë

Temperaturat e larta

­ Nesër rajoni i Shkupit, Osogovës, Maleshevës, Vardarit Jugor dhe Pellagonisë do të përfshihen me temperatura të fazës së portokalltë për shkak të së cilës rekomandohet gratë shtatzëna dhe personat e sëmurë kronik mbi 60 vjet të lirohen nga obligimet e punës.

Nga Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë punëdhënësit ta riorganizojnë kohën e punës dhe t’i shmangin aktivitetet nga ora 11 deri në orën 17. Në këto rajone rekomandohet të mos mbahen aktivitete sportive në vende të hapura në këtë periudhë, ndërsa veçanërisht në kopshtet e fëmijëve të mos i nxjerin fëmijët jashtë.

Dy rajonet e tjera përkatësisht Rajoni i Prespës, Pollogut dhe Ohrit do të përfshihen me temperatura të fazës së verdhë. Qytetarëve nga tërë shteti u rekomandohet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperatura e larta siç janë mbrojtja nga ekspozimi direkt i diellit, shmangia e qëndrimit në vend të hapur nga ora 11 deri në orën 17, mbajtja e veshjes së lehtë dhe të ndritshme, konsumimi i lëngjeve dhe ushqimit të lehtë, mënyra higjienike e përgatitjes së ushqimit dhe marrja e rregullt e terapisë te personat e sëmurë kronik.

Ministria e Shëndetësisë përmend se nevojitet edhe shkallë më e lartë e vëmendjes gjatë përgatitjes së konsumimit të ushqimit për shkak të temperaturave më të larta të cilat paraqiten për ditët në vijim. Më shumë informata për valën e nxehtë qytetarët mund të gjejnë edhe në faqen e internetit www.toplotnibranovi.mk.

Exit mobile version