Site icon PORTALB

Vazhdon debati kuvendor për impiçment të Ivanovit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë debati për propozimin për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, i parashtruar nga deputetët e opozitës.

Debati për përgjegjësinë e presidentit Gjorge Ivanov filloi më 13 qershor, ndërsa paraprakisht Komisioni kuvendor e vlerësoi bazën e propozimit të parashtruar nga deputetët e LSDM­-së dhe koalicionit, ndërsa i mbështetur nga deputetët e BDI-­së. Renata Trenevska­Deskovska nga LSDM-­ja duke e elaboruar Propozimin tha se arsyeja bazë të dorëzim të iniciativës është mungesa e çfarëdo lloj përgjegjësie dhe sjellja arbitrate e pushtetit aktual.

Me tërheqjen e abolicioneve të dhëna Ivanov, siç tha, ka pranuar se gaboi dhe se motivet e tij ishin të ngushta partiake, e jo shtetërore. Sipas Trenevska­Deskovskës, procedura për impiçment është në fakt kthimi i parimeve të përgjegjësisë, drejtësisë dhe barazisë.

Kryetari i Komisionit kuvendor për vlerësim të bazës së Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë, Zoran Ilioski tha se Propozimi për impiçment të Ivanovit i dorëzuar nga deputetët e opozitës është i pabazë.

“Presidenti i RM­së Gjorge Ivanov në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij nuk e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet e RM-­së”, theksoi ai. Ilioski tha se nuk është shkelur Kushtetuta për shkak se në nenin 84 konfirmohet e drejta e presidentit të Republikës të japë falje në pajtueshmëri me Ligjin.

Për miratim të vendimit për fillim të procedurës para Gjykatës Kushtetuese për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit duhet të votojnë të paktën 82 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

Exit mobile version