Franca e Zvicra ndahen në paqe, kualifikohen të dyja (Foto)

Barazimi pa gola ka dërguar dy kombëtaren në fazën tjetër të Euro 2016.

Kombëtarja nikoqire, Franca, dhe kombëtarja e Zvicrës janë ndarë baras 0:0 në ndeshjen e tretë të Grupit A.

Pas këtij barazimi të dy kombëtaret kanë siguruar plasmanin në fazën tjerët të Kampionatit Evropian, me Francën lider me 7 pikë, ndërsa Zvicra e dyta me 5 sosh.

Franca e Zvicra
Franca e Zvicra

Te dy pjesët e lojës ishin thuajse të barabarta, me Zvicrën, e cila mbante më shumë posedimin e topit, por Franca kishe rastet më të mira për gol.Në pjesën e parë rasti më i mirë i takoj Francës me mesfushorin Paul Pogba, i cili më një goditje të fortë nga 25 metra goditi transversalen.

Franca e Zvicra
Franca e Zvicra
Edhe në pjesën e dytë ishte fytyrë e njëjtë, me Zvicrën qe mbante topin dhe Francën që kishte rastin më të mirë për të shënuar.Rasti më i mirë në pjesë lojën e dytë ishte goditja e zëvendësuesit Dimitri Payet, i cili në minutën e 76-të goditi shtyllën pingule nga një distancë e konsiderueshme.Ndryshe, pas Francës dhe Zvicrës, në vendin e tretë ka përfunduar Kombëtarja Shqiptare me 3 pikë, pas fitores ndaj Rumanisë me rezultat 1:0, me golin e Armando Sadikut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button