Site icon PORTALB

Mijëra qytetarë ju dhanë lamtumirën e fundit dy tetovarëve (FOTO)

Mijëra qytetarë, miq e familjarë sot iu dhanë lamtumirën e fundit Abil Hasanit dhe Arben Bllacës të cilët humbën jetën tragjikisht mbrëmë me motoçiklet afër Zonës së Lirë Ekonomike në autostradën Shkup-Tetovë.

Ndryshe sipas policiës aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 kur motoçikleta “Jamaha” nga tani arsye të panjohura ka dalë nga rruga ndërsa si pasoj e goditjes së marrë të rinjtë kanë humbur jetën, njofton TetovaSot

“Motoçikleta Jamaha, pa targa regjistrimi, nga tani arsye të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga njëra korsi në tjetrën. Si pasoj ajo është përplasur në mur. Nga goditja dy persona në vendngjarje kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për dy tetovarë, njëri i moshës 25 vjeçare dhe i dyti i moshës 20 vjeçare. Prokurori Publik është në vendngjarje, ndërsa të pranishëm janë edhe ekipe të policisë dhe mjek nga mjekësia ligjore. Të gjithë aktivitetet e mëtutjeshme do t’i udhëheq Prokurori Publik dhe ai do të vendos nëse trupat e tani më të ndjerëve do të dorëzohen për obduksion ose do të ju jepen familjarëve”, tha Josifoski.

Mijëra qytetarë ju dhanë lamtumirën e fundit dy tetovarëve
Exit mobile version