Site icon PORTALB

Tre 12-vjeçare në gjendje të rëndë pasi konsumuan pilula ekstazi

Ekstaze

Tre vajza të mitura po luftojnë për jetën në një spital të Anglisë pas konsumit të pilulave ekstazi.

Tre vajzat 12-vjeçare janë gjetur gjatë mesnatës në rrugët e Salford Precinct në Manchester nga policia vendase. Ato janë transportuar me urgjencë në spital pasi kishin konsumuar pilulat e njohura si “Teddy Tablets”, një lloj droge tepër e fortë.

Është ende e paqartë nëse vajzat i kanë konsumuar me vetëdije pilulat e rrezikshme apo nëse kanë rënë pre e ndonjë personi.

Exit mobile version