Site icon PORTALB

Sulm me bomba thërrmuese në Rakka, 10 të vdekur dhe 35 të plagosur

Sulmet në Siri

Njoftohet se në sulmin e avionëve luftarak sirianë me bomba thërrmuese ndaj një vendbanimi në Rakka kanë humbur jetën 10 persona dhe u plagosën 35 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga burimet lokale, mësohet se avionët luftarake të Sirisë, me bomba thërrmuese kanë sulmuar qarkun Tabka në Rakka që është nën kontrollin e DAESH-it.

Theksohet se nga sulmi kanë humbur jetën 10 persona, mes të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë dhe se 35 të tjerë janë plagosur, ndërsa shtohet se të plagosurit janë dërguar në spitalet e qarkut.

Bëhet të ditur se nga sulmi janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Exit mobile version