Site icon PORTALB

Veseli: Ballkani vatër e luftës, kemi nevojë për pajtim

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit i cili po mbahet nën patronatin e tij.

Ai ka shprehur kënaqësinë para të pranishmeve që Kosova është nikoqir i këtij takimi. Veseli ka deklaruar se “vetëm duke ju falënderuar juve, shteti i Kosovës po qëndron në këmbë të veta”, transmeton lajmi.net

“Me këto takime duhet të tregojmë besim në njëri-tjetrin. Është demokracia që na mundëson të tejkalojmë dallimet tona. Por për të arritur këtu, nuk ka qenë e lehtë. Ballkani ishte vatër lufte për një kohë të gjatë”, është shprehur Veseli.

Ai shtoi se popujt në Ballkan kanë qenë para mundësisë së zhdukjes, por siç është shprehur ai, më i fortë ka qenë përkushtimi ndaj lirisë sesa ndaj dhunës.

“Besojmë në drejtësi dhe që nuk jemi të vetmuar. Kryesorja është të kemi pajtim, dhe ne jemi këtu që t’u tregojmë fqinjëve se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe me ndihmën e miqve sikurse ju, ne mund të bëhemi ambasador të pajtimit”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version