Site icon PORTALB

Shqiptarët dhe flamujt kuqezi vërshojnë në rrugët e Lyonit (FOTO)

Tifozët shqiptarë në Francë

Ashtu siç ka ndodhur gjatë ditëve të kaluara në Lens dhe Marsejë, edhe Lioni është zgjuar sot me ngjyrat kuqezi të flamurit shqiptar.

Me mijëra tifozë shqiptarë kanë vërshuar drejt qytetit ku luhet ndeshja vendimtare e Grupit A të Euro 2016 kundër Rumanisë, për të mbështetur Kombëtaren .

Siç kanë bërë edhe më parë në qytetet e tjera franceze,  tifozët shqiptarë janë shpërndarë paqësisht në qytet në pritje të ndeshjes, shkruan Panorama Sport.

Kjo ka bërë që thuajse në çdo cep të Lionit të valëviten flamuj kuqezi dhe të dëgjohen këngët e mbështetësve të zjarrtë të kombëtares të cilët po i kthejnë në një festë këto orë pritjeje para ndeshjes.

Exit mobile version