Chelsea Clinton dhe bashkëshorti i saj, Marc Mezvinsky, kanë njoftuar se janë bërë prindër të fëmijës së tyre të dytë.
“Marc dhe unë jemi të përshkuar me mirënjohje dhe dashuri teksa kremtojmë lindjen e djalit tonë, Aidan Clinton Mezvinsky”, ka shkruar Clinton në Twitter, transmeton Koha.net.
Çifti tashmë ka një vajzë, Charlotte, e lindur më 2014.
Ky vogëlush i ka bërë gjyshër për herë të dytë çiftin, kandidaten demokrate për presidente të Amerikës, Hillary Clinton dhe bashkëshortin saj, ish-presidentin Bill.
Hillary Clinton e ka përshkruar veten si një “grua, nënë, gjyshe” në biografinë e saj në Twitter.