Site icon PORTALB

Kushtetuesja zvarrit fakultetet e UT-së

Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese

Gjykata kushtetuese akoma nuk ka shqyrtuar nismën e ngritur nga disa profesorë për kushtetutshmërinë e vendimit për shkëputjen e disa programeve studimore nga Universiteti i Tetovës.

Të pyetur nga Alsat, nga ky institucion thonë se shërbimet akoma nuk kanë analizuar lëndën dhe me gjasë nuk do të jetë në rend dite për një periudhë të pacaktuar.

“Lënda akoma nuk është analizuar dhe nuk pritet të jetë në rend dite për një periudhë të pacaktuar”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Grupi i profesorëve Milaim Fejziu, Abdulla Aliu dhe Arsim Sinani, në mars dorëzuan në Gjykatën kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të parlamentit për mbylljen e shtatë programeve studimore në Universitetin e Tetovës dhe hapjen e tyre në Universitetin e ri, “Nënë Tereza” në Shkup.

Exit mobile version