Site icon PORTALB

Vjedhin 8 mijë euro nga një shtëpi në Tetovë

Vjedhin 8 mijë euro nga një shtëpi në Tetovë

Vjedhin 8 mijë euro nga një shtëpi në Tetovë

Dëm prej 540 mijë denarë është shkaktuar në shtëpinë e B.M.(41 vjeç) në Tetovë. 
Autorë të panjohur, dje prej orës 16 deri në 21:00 kanë kryer vjedhje të rëndë duke marrë 8 mijë euro dhe disa pjesë të arrit informojnë nga SPB-Tetovë.

“Hajdutët kanë shfrytëzuar mungesën e pronarëve të shtëpisë, me dhunë kanë thyer dritaren e dhomës së ndejës në katin përdhes dhe më pas janë ngjitur në dhomën e gjumit në katin e parë. Pas kërkimeve kanë marrë të hollat dhe arin” shprehet zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski.

Pas paraqitjes së vjedhjes, policia ka bërë ekspertizë në vendngjarje dhe po bën përpjekje për gjetjen e autorëve.

Exit mobile version