Site icon PORTALB

Do të befasoheni çfarë ka bërë Xhaka

Granit Xhaka

Granit Xhaka

Granit Xhaka  ka një statistikë me të cilën udhëheq deri më tani gjatë “Euro 2016”.

Granit Xhaka më i mirë se të gjithë. Po, së paku sa  përket pasimeve në “Euro 2016”.

Në dy ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Rumanisë, ka dhënë jo më pak se 218 pasime të sakta – më shumë se çdo futbollist tjetër që po luan në garën e madhe në Francë, shkruan e përditshmja zvicerane “Blick”, përcjell “Lajmi.net”.

Atij i afrohet vetëm mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos.

Futbollisti i Real Madridit ka 215 pasime, pra tri më pak.

Xhaka renditet i pari, Kroos i dyti, kurse N’Golo Kante i Francës është i treti me 178 pasime.

Exit mobile version