Site icon PORTALB

Linjë e re ajrore Bruksel – Ohër

Turist

Ilustrim

Me arritjen e grupit të parë të turistëve nga Brukseli në aeroportin e Ohrit “Shën Apostol Pavle” do të emërohet fillimi i aviolinjës Bruksel – Ohër.

Turistët në aeroportin e Ohrit do të arrijnë të hënën në mëngjes me operatorin turistik “Tomas Kuk”. Në fillimin zyrtar të kësaj linje ajrore është paralajmëruar fjalimi i përfaqësuesve të TAV Maqedoni, operatorit turistik “Tomas Kuk”, Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit dhe nga vetëqeverisja lokale e Ohrit.

Me vendosjen e kësaj linje ajrore pritet të rritet numri i turistëve nga Brukseli, por edhe nga destinacionet e tjera evropiane.

Exit mobile version