Site icon PORTALB

Programuesja 9 vjeçare që habiti Apple

Anvitha Vijay

Një vajzë australiane me origjinë nga India ka habitur Apple gjatë një konference të organizuar nga kompania amerikane.

Quhet Anvitha Vijay dhe është vetëm 9 vjeç.

Nuk e ka mbaruar ende shkollën fillore por është programuesja më e re e “Worldwide Developer Conference”.

Gjuhën e programimit ka nisur ta mësojë që në moshën 7-vjeçare përmes video-tutorialeve në Youtube.

Ka disa muaj që ka përfunduar aplikacionin e vet, të quajtur “Smartkins animals”, një aplikacion që ndihmon fëmijët të mësojnë rreth botës së kafshëve duke u argëtuar.

Anvitha tërhoqi menjëherë vëmendjen e Apple, të cilën e përfshinë atë në programin e stimulimit të programuesve të rinj, në të cilën shpërndahen 350 bursa.

Mjaft i mahnitur nga vajza ishte dhe numri një i kompanisë amerikane, Tim Cook, i cili thotë se nuk priste që  mes 120 fituesve të këtyre bursave nën 18 vjeç, të ishte edhe një vogëlushe që nuk ka përfunduar ende arsimin elementar.

Exit mobile version