Site icon PORTALB

Këta janë top golashënuesit deri tani në EURO 2016 (Foto)

Euro 2016

Ka ndryshuar renditja e top golashënuesve deri tani në EURO 2016.

Pas ndeshjes në mes të Spanjës dhe Turqisë, Alvaro Morata ka barazuar Gareth Balen, Dimitri Payet dhe Bogdan Stancun si një nga realizatorët më të mirë deri tani në evropian.

Morata, Bale, Payet dhe Stancu kanë shënuar nga dy gola gjithsej deri tani në EURO 2016. Dy nga golat e sulmuesit rumun Bogdan Stancu u shënuan nga penalltia, kurse Bale realizoi dy golat e tij nga gjuajtja e lirë.

Payet shënoi dy gola në dy ndeshje – në ndeshjen hapëse të kampionatit dhe ndaj Shqipërisë – kurse Morata shënoi dy gola në një ndeshje, në fitoren e thellë 3-0 të Spanjës ndaj Turqisë.

Këta janë top golashënuesit deri tani në EURO 2016
Exit mobile version