Site icon PORTALB

Gjermani, huliganët rusë sulmojnë turistët spanjollë

Policia gjermane

Të paktën gjashtë huliganë rusë u ndaluan në qytetin gjerman të Këllnit, pasi ata kishin sulmuar dy turistë spanjollë, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e Këllnit njoftoi se një grup prej gjashtë huliganëve rusë, të cilët ishin kthyer nga Kampionati Evropian në Francë, sulmuan dy turistë spanjollë.

Policia ka arrestur pesë huliganë të moshës mes 26 dhe 30 vjeç.

Prokuroria në Këlln po heton rastin nëse huliganët e arrestuar ishin të përfshirë në trazirat e tifozëve në Marsejë, gjatë fundjavës së kaluar.

Gjithashtu u theksua se tek personat e arrestuar janë gjetur maska si dhe bileta nga ndeshjet Angli-Rusi dhe Rusi-Sllovaki.

Sipas supozimeve huliganët më 10 qershor, nga Moska kanë arritur në qytetin francez të Marsejës.

Exit mobile version