Site icon PORTALB

Realizohet takim dypalësh midis drejtorive të doganave të Maqedonisë dhe të Shqipërisë

Dogana - ilustrim

Delegacione të dy drejtorive të doganave të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, dje në Pogradec mbajtën një takim dypalësh.

Delegacionet e të dy vendeve janë udhëhequr nga drejtorët përkatës, kurse takimi u mbajt në drejtim të forcimit të bashkëpunimit të të dy vendeve, bashkëpunim i nisur në kuadër të Marrëveshjes dypalëshe për bashkëpunim për ndihmë reciproke dhe bashkëpunimit në mes të organeve doganore.

Të dy palët kanë shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për interesimin e organizimit të aktiviteteve të reja dhe të shkëmbimit të përvojave. m

Exit mobile version