Site icon PORTALB

Forcat irakiane e marrin komunën e Falluxhas

Falluxha - ilustrim

Falluxha - ilustrim

Forcat irakiane raportohet se e kanë marrë nën kontroll ndërtesën e komunës në Falluxha, raporton televizioni shtetëror irakian të premtën, transmeton Reuters, shkruan REL.

Kjo sipas të njëjtit raportim simbolizon marrjen e qytetit nën kontroll nga shtetit.

Falluxha është qytet që gjendet vetëm një orë larg me veturë nga kryeqyteti, Bagdad, ndërsa ofenziva për rimarrjen e këtij qyteti ka nisur pothuajse katër javë më parë.

Një komunikatë ushtarake thotë se policia federale e ka ngritur flamurin e Irakut mbi ndërtesë dhe se janë duke vazhduar ndjekjen e militantëve të tjerë, të cilët mbajnë nën kontroll zona të tjera të Irakut.

Exit mobile version