Site icon PORTALB

Kumanovë, gjendet trup i pajetë në lumin Pçinja

Lumi Pçinja

Lumi Pçinja

Mbrëmë në orët e vona në ujërat e lumit Pçinja në fshatin Vojnik të Kumanovës është gjetur trup i pajetë i një femre, njofton Alsat-M.

Peshkatarët të cilët në ato çaste ishin duke peshkuar buzë lumit Pcinja kanë ndier erë të rëndë dhe pasi kanë parë trupin e pajetë kanë njoftuar policinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka ardhur policia dhe me ndihmën e ekipeve të zjarrfikësve kanë nxjerrë trupin e pajetë. Ndërkohë në vendngjarje ka ardhur edhe hetuesi sidhe prokurori publik, kurse trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Për informata më të detajuara SPB e Kumanovës do të dale me kumtesë gjatë ditës së sotme.

Exit mobile version