Site icon PORTALB

Ambasadori i SHBA Rajerson reagon ndaj situatës politike në Shqipëri

Ambasadori i SHBA Rajerson reagon ndaj situatës politike në Shqipëri

Ambasadori i parë pas rivendosjes së marrëdhenieve diplomatike me SHBA, Rajerson, u ka kërkuar deputetëve të opozitës të votojnë reformën në drejtësi, nëse ajo shkon në parlament.

Mediat në vend bëjnë të ditur sot, se Uilliam Rajerson, në një letër të nisur për redaksinë e gazetës shqiptaro-amerikane, “Illyria”, në New York, shpreh shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi ate qe e ka quajtur “zhgënjyese që PD po tregohet jo elastike”.

Rajerson shpreson në ndërgjegjen e disa anëtarëve të PD në parlamentin shqiptar, qe të gjejnë guximin e të votojnë në favor të kësaj reforme dhe të mos mbeten thjesht kukulla të udhëheqjes së tyre pasi i kjo shërben përparimit të vendit.

Exit mobile version