Juncker: Injorimi i problemeve Rusi-BE është hap i gabuar

Presidenti i Komisionit Evropian (BE), Jean-Claude Juncker gjatë një fjalimi Forumin Ndërkombëtar Ekonomik (SPIEF) në St. Petersburg të Rusisë tha se bota është shndërruar në një gjendje shumë të brishtë dhe të paqartë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bota jonë u shëndrrua në një gjendje shumë të brishtë dhe të paqartë. Pothuajse kemi hyrë në shekullin e copëtimit”, deklaroi Juncker.

“Në këtë botë sipas meje edhe Rusia ka një detyrë. Rusia fuqinë e saj duhet ta përdorë për mirësi së bashku me BE-në si partneri i BE-së”, tha presidenti i KE-së.

Lidhur me krizën e Ukrainës, duke kujtuar se Rusia është një ndër palët e Marrëveshjes së Minskut, Juncker tha se “Është e qartë se cili hap duhet të merret për ta vazhduar dialogun. Rusia duhet të zbatojë kushtet e marrëveshjes”.

Ai theksoi se Rusia dhe të gjitha palët duhet sa më shpejt ti përmbushin kushtet e Marrëveshjes së Minskut. Sipas tij, vetëm në rast se këto kushte përmbushen mund të tërhiqen sanksionet e zbatuara për Rusinë nga ana e BE-së.

Duke shtuar se është i vetëdijshëm se kritikohet për pjesëmarrjen në SPIEF pavarësisht se vazhdon kriza në Ukrainë, Juncker tha: “Pavarësisht se zbatojmë sanksione ndaj Rusisë duhet të jemi të hapur për dialog. Shpresoj të zhvilloj një takim miqësor me presidentin e Rusisë Vladimir Putin”.

Juncker potencoi se injorimi i problemeve mes Rusisë dhe BE-së është hap i gabuar.

“Duke i zgjedhur këto probleme sa më shpejt, duhet të punojmë që t’u ofrojmë ardhmëri më të mirë shteteve dhe njerëzve tanë. BE-ja dhe Rusia pavarësisht dallimeve duhet të veprojnë së bashku dhe të përkushtohen në vlerat themelore njerëzore. Vetëm këto vlera mund të ofrojnë sigurinë në botë”, u shpreh Juncker.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button