Kërkohet shkarkimi i Ferid Aganit

Pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë së Shtetit ndaj ministrit Ferid Agani si i dyshuar për kryerje të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, janë ngritur zërat për shkarkimin e tij.

Analistë politik, përfaqësues të organizatave jo qeveritare dhe gazetar në vend thonë se kryeministri Mustafa duhet urgjentisht të shkarkoi Aganin nga pozita e ministrit.
Ata thonë se mbajtja e Ferid Aganit në krye të Ministrisë së Ambientit dhe Palnifikimit Hapësinor, i bën dëm Kosovës edhe në procesin e librealizimit të vizave.

“Shkarikimi është akt që vjen nga jashtë, do të thotë nga strukturat të autorizuara për shkarkim, por është një komponent më e fuqishme, e ajo është komponenta e brendshme, që është përgjegjësia morale dhe politike për këtë aferë korruptive”, thotë për portalin “parrotlla”, profesori universitar, Rizah Smakaj.
Ai thotë se në vendet demokratike për këtë skandal do të dorëhiqej edhe qeveria, e jo vetëm ministri i përfshirë në aferën korruptive.

“Pra, qeveria nuk do të duhej pritur deri tani që të shkarkohet, por do të duhej të kishte dhenë dorëheqje sepse në të gjitha shtetet e së drejtës do të binte edhe kryeministri i vendit, jo vetëm ministri i cili është përfshirë në afera korruptive”, shtoi Smakaj.

Nga ana tjetër, analisti Blerim Burjani tha për portalin “parrotlla”, se ministri Agani do të duhej vet të jap dorëheqje, pa e pritur shkarkimin nga ana e kryeministrit Mustafa.

“Ai do të duhej vet të dorëhiqej për shkak dyshimeve të ngritura përmes provave të mbledhura nga Prokuroria e Shtetit”, tha Burjani.

Ai më tej tha se kryeministri Mustafa ende nuk ka ndonjë qëndrim të qartë se a duhet shkarkuar të gjithë ata ministra që ndaj tyre ngriten aktakuza si të dyshuar për vepra penale.
Sipas Burjanit, Mustafa duhet të shkarkoj Aganin, pasi që sipas tij liberalizimi i vizave për Kosovën është i kushtëzuar me luftimin e korrupsionit.

Nga ana tjetër, gazetari Mefail Bajçinovci përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ia ka përkujtuar kryeministrit Isa Mustafa zotimin që e kishte dhënë se në kabinetin e tij nuk do të ketë njerëz me aktakuzë.

“Kryeministër e ke një ministër të kabinetit tuaj me aktakuzë. E mbani mend zotimin e Isa Mustafës që do t’i largonte zyrtarët me aktakuza në nivelin politik, shërbimin civil etj”, ka shkruar Bajçinovci.
Ndryshe, Prokuroria e Shtetit ka ngritur një aktakuzë ndaj 64 personave, në mesin e tyre edhe ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Ferid Agani, tani ministër i Ambientit dhe Palinifikimit Hapësinor si të dyshuar për aferën me “stenta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button