Serbisë nuk i pëlqejnë kushtëzimet e Kosovës, i do vetëm kushtëzimet e veta

Drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjurqi ka theksuar sot se Brukseli duhet të reagojë siç ka thënë ai, ndaj përpjekjeve të Prishtinës që të kushtëzojë formimin AKS-së – Asociacionit të Komunave serbe.

“Pas deklaratave më të reja që kemi dëgjuar nga përfaqësuesit e Prishtinës, mendoj se është i domosdoshëm reagimi, sidomos, i bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht të BE-së. ky reagim është i domosdoshëm që të ruhet besueshmëria e procesit të dialogut”, ka thënë Gjuriq njofton gazeta e Beogradit “Blic”, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se “populli ynë në Kosovë nuk ka arsye të brengoset për deklarime të tilla, pasi Serbia do të vazhdojë të jetë në Kosovë dhe të ndihmojë. Do të jemi atje përmes institucioneve tona. Asgjë nuk do të ndryshojë” .

Gjuriq ka thtënë se shumica e marrëveshjeve nuk po respektohen nga Prishtina, ndërsa sipas tij, Beogradi i përbush ato.

Qeveria e Kosovës sot i ka dërguar një letër Bashkimit Evropian në të cilën ka thënë se nuk do të ketë formim të AKS-së pa kodin telefonik të Kosovës, hapjen e urës dhe respektimin e marrëveshje për energjinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button