Site icon PORTALB

Prezantohet raporti “Rrjeti 23+” nga Komiteti i Helsinkit në Maqedoni

Komiteti i Helsinkit

Komiteti i Helsinkit, foto arkiv

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Instituti për Politikë Evropiane, sot në një konferencë për media prezantuan raportin e projektit “Rrjeti 23+”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas drejtoreshës së Komitetit të Helsinkit, qëllimi parësor i projektit është kontributi strukturor për instalimin e parimit të sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë, që përmbahen në Kapitullin 23 – jurisprudenca dhe të drejtat themelore të BE-së.

“Ky raport paraqet sublimat të konstatimeve dhe rekomandimeve në bazë të ndjekjes së fushave në Kapitullin 23 – jurisprudenca dhe të drejtat themelore. Raporti është përgatitur në kushte të krizës së thellë politike si rezultat i implementimit të pasuksesshëm të pikave të tij kryesore lidhur me prioritetet reformuese që ishin paraparë në bazë të Raportit të Pribes”, deklaroi Pirovska.

Si konstatime kryesore që u përmendën në konferencën për media janë “kontrolli i plotë të cilin pushteti e ka mbi institucionet në shtet, si dhe mosndarja e partisë nga shteti”.

Ky raport paraqet edhe kontribut të organizatave civile në sferat ku është kyçe të fillohet me zbatimin e reformave dhe duhet të shërbejë si orientues në ridefinimin jo vetëm të parimeve në funksionimin e jurisprudencës dhe institucioneve shtetërore por edhe në ridefinimin e kritereve vlerësuese që duhet të paraqet pikë nisëse në këtë proces.

Exit mobile version